Një emigrant shqiptar në SHBA që punoi si kamarier në një restorant për 24 vjet, u arrestua 2 muaj më parë nga agjentët e emigracionit, me akuzën se nuk ka paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore.
Shqiptari Sokol Vokshi, 47 vjeç u fut filllimisht në burg dhe dy ditë ma pas atë e vunë në një avion dhe e dëbuan drejt Shqipërisë.
"Klientët ishin të mërzitur. Të gjithë po e kërkonin”, Jimmy Trahanas, pronar i restorantit të ‘Artw Reef’.
Ndërsa një poster që varet në dritaren e restorantit me dy fotografi të Sal (Sokolit) publikon një fushatë e cilësuar si ‘GoFundMe’ të krijuar nga klientët për të ndihmuar në mbulimin e tarifave ligjore dhe shpenzimeve të tjera.