Gjergji Goro ka në administrim bashkinë më të madhe në vend sa i takon shtrirjes në kilometra; Himarën.
Por duket se Gjergji Goro ia ka dalë, dhe në këtë sezon turistik, Himara, Borshi, Dhërmiu, Vunoi, xixëllojnë nga pastërtia.
Kryebashkiaku nuk kishte kosha të rinj plehrash për këtë sezon por e ka gjetur një zgjidhje mjaft efektive.
Punonjësit kanë lyer me varak koshat e vjetër dhe i kanë mermeruar duke i bërë të duken si të rinj, nëpër rrugët turistike që vizitohen çdo ditë nga mijëra turistë.