Nderohet në Amerikë, biznesmeni dhe filantropi shqiptar Lazim Destani.
Në datën 4 korrik, mbi Capitol Hill u valëvit flamuri amerikan për nder të biznesmenit shqiptar. Kjo ceremoni simbolike, e cila u zhvillua në zyrën e kongresmenit Eliot Engel, erdhi pas nderimit që iu bë Destanit nga Kongresi Amerikan.
Engel u shpreh i lumtur dhe krenar për miqësinë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, duke i shprehur mirënjohje biznesmenit shqiptar.
Ndërsa Destani gjatë ceremonisë u shpreh: “Ky është një çmim dhe vlerësim që na nderon të gjithë ne shqiptarëve!"