Në Tiranë ka nisur ndërtimi i një sërë ndërtesave të larta, të quajtura rëndomë kulla.
Disa janë planifikuar të ndërtohen dhe disa të tjera kanë ndaluar punimet prej disa vitesh.
Por një detaj nga vinçat e lartë që ndërtojnë kullat e milionerëve, zbulon një fenomen tronditës.
Ky vinç që ndodhet përballë me Kishën Ortodokse është rrethuar me tela me gjemba në dy pjesë përgjatë tij. Arsyeja? Që njerëz të dëshpëruar të mos ngjiten duke kërcënuar të hidhen, siç ka ndodhur me dhjetra herë më parë.