Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka mbajtur një fjalim nga foltorja e Kuvendit ku ka shprehur mirënjohjen e saj të madhe për ata shqiptarë që në kohen e luftës u bashkuan me ushtrinë kroate duke sakrifikuar edhe jetën.
“Më besoni, Kroacia nuk harron. Mirënjohje për parlamentin që më ka bërë këtë ftesë e më ka dhënë mundësinë t’ju përshëndes me këtë vizitë zyrtare, të dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik por edhe me dicka më të fortë: Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, gjatë luftës, shumë shqiptarë u bënë pjesë e forcave kroate dhe luftuan për lirimin e Kroacisë, shumë shqiptarë sakrifikuan jetën për Kroacinë dhe Kroacia më besoni nuk harron", tha nga foltorja e Kuvendit Kitaroviç.