FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:02 21-07-2018 FOTO E DITËS

“E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë”, ishin fjalët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, e cila në vijim të vizitës së saj në Shqipëri, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović edhe “Çelësin e Qytetit”.

“Po e vendos këtë çelës në xhepin tuaj, në emër të Këshillit Bashkiak dhe ekipit tonë, si një mënyrë për të shprehur vlerësimin tonë maksimal për advokacinë tuaj të mrekullueshme, jo vetëm për Kroacinë, por për të gjithë rajonin. Ne ju shohim si një prej nesh, e si e tillë po ua japim këtë çelës, ndaj nuk ka rëndësi se ku do t’ju shpjerë jeta, si Presidente, si qytetare, turiste, ose thjesht një mike që kthehet sërish, ju gjithmonë do keni çelësin e një vendi që ju mirëpret”, deklaroi Veliaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035263061523438
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-128593" }