Bashkia e Elbasanit ka marrë masat që të mbrojë qentë e rrugës, por mbi të gjitha të mbrojë shëndetin e qytetarëve.
Është ngritur qendra për sterilizimin, vaksinimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë.
Një grup pune i kryesuar nga veterinerët e bashkisë bën të mundur kapjen e qenve të rrugës dhe më pas vaksinimin dhe sterilizimin e tyre.
Qendra e ngritur do të shërbejë edhe si qendër për strehimin e kafshëve endacake e cila në bashkëpunim edhe me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve do të bëjë të mundur kujdesin ndaj tyre.