Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:09 04-08-2018 Foto e ditës

Disa ditë më parë Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë. Por ndërsa hetimi për pastrim parash vazhdon e pronat e tij janë nën sekuestro, ish-kryeprokurori duket se i është rikthyer jetës së “thjeshtë”.

Adriatik Llalla është fotografuar ekskluzivisht nga newsbomb.al teksa drekonte në një restorant modest në Tiranë, nën shoqërinë e dy të moshuarve, me gjasë të afërm të tij. Në tryezë ka vetëm ujë, sallatë e makarona.

Ish-kryeprokurori duket se nuk e ka të vështirë të përshtatet me ambientetet jo luksoze. Fundja ai e nisi karrierën si një djalë i thjeshtë edhe pse në pak kohë u bë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.064758062362671
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-130086" }