Kjo pamje në foto nuk është në Austri apo Gjermani, nuk është as në Spanjë, Skoci, apo Suedi, por është në Shqipëri.
Është thjeshtë një mrekulli. Kjo mrekulli quhet Curraj i Epërm, një pikëtakim me Thethin dhe Valbonën.
Kështu duhej të ishte 80% e Shqipërisë, sikurse është 80 % e Bavarisë. Por gjermanët "idiotë" i ruajtën pyjet, ndërsa ne të "zgjuarit" i zhdukëm.
Çuam beton edhe në Valbonë, masakruam pyje e lumenj.
Pasi shtruam gjithçka poshtë me beton, tani kemi filluar te veshim edhe qiellin me beton, në vend që ta mbanim stolisur me pisha, ah, bredh, frashër e lis.
Curraj i Epërm kaq madhështor, kaq i bukur dhe kaq jetësor. Si një pikë uji e freskët në shkretëtirën më të re në Europë me emrin Shqipëri.