Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:04 16-08-2018 Foto e ditës

Fotografi Blerim Bytyçi nuk ishte indiferent kur pa një 12 vjeçar që ruante dhentë në Kosovë. 

Ndërsa i bëri foto bariut të vogël që nuk e njeh internetin apo PSP, lodrat e fëmijëve të Tiranës nuk ngurroi ta pyesë se nga vinte dhe kush e kishte nxjerrë për punë, raporton newsbomb.al.

Ishte habi e madhe për fotografin nga Prizreni kur zbuloi se 12 vjeçari që ruante dhentë në Kosovë, nuk ishte fare nga Kosova, por nga Shqipëria.

Ai vinte nga fshati Borje i Kukësit në Shqipëri. Dhe i duhet të punonte në jug të Kosovës për të fituar 100 euro në muaj, e të gjitha paratë, t' ia jepte familjes së vet, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036606073379517
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-131251" }