Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka pritur dje në zyrë Ardimir Murataj. Heroi që shpëtoi dy vajzat teksa nëna e tyre tentoi t'i mbyste në lumë, shumë shpejt do të fillojë punë.
Kryebashkiaku Subashi i ka ofruar Ardimirit një vend pune në Bashkinë e Fierit. I kontaktuar nga newsbomb.al, Ardimiri u shpreh se kryebashkiaku e kishte falenderuar si dhe i dhuroi atij certifikatë mirënjohje për aktin human dhe vlerat qytetare.