Enver Hoxha gjithnjë dyshonte se anglezët do zbarkonin në Shqipëri për t’i rrezikuar pushtetin
Por ndryshe nga të tjerët, një britanik përbën përjashtim dhe ai është Alan Palmer, i vetmi që nuk akuzohet nga Hoxha dhe kjo për disa arsye.
Alan Palmer ishte rreth 29 vjeç kur zbarkoi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1943. Ai rridhte nga një familje e pasur angleze dhe gjyshi i tij ishte pronari i kompanisë më të madhe botërore të biskotave, Huntley&Palmers. Palmer kishte përfunduar studimet në Universitetin e Oksfordit dhe fliste frëngjisht, gjuha e huaj në të cilën Enver Hoxha mund të fliste pa përkthyes.
Pasi kaloi një dimër të vështirë 1943-1944 duke kryer dhe një akt heroizmi me shpëtimin e 3 infermiereve amerikane të bllokuara në Berat, Alan Palmer do të takohej për herë të parë me Enver Hoxhën në pranverën e vitit 1944. Palmer, i ri dhe ambicioz, ishte i vetmi oficer britanik që fitoi respektin e Enver Hoxhës dhe ai mund ta takonte atë pa nevojën e një përkthyesi.