Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia është bërë protagonist i një ngjarje të dhimbshme.
Deputeti demokrat ka dhënë ndihmë për një djalë të vogël i cili vuan nga një sëmundje e rëndë dhe familja e tij nuk kishte mundësi për kurimin e tij.
Babai i djalit të sëmurë ka bërë me dije se 6 vite janë endur rrugëve brenda dhe jashtë vendit për shërimin e të birit. Ai tregon se Bardh Saphia dhe Silvi Bardhi kanë mundësuar udhëtimin e djalit të sëmurë për në Itali ku dhe do të kurohet.