Një veprim të rrallë kanë bërë dy mësues në Skrapar.
Donald Dervishi dhe Borsion Spaho po ndërtojnë një shkollë per fshatin e tyre.
Dy mësuesit nisën një fushatë për donacione pasi morën pjesën në një program televiziv, ndërsa tani shkolla është drejt përfundimit.
Sakaq, mësuesi i Letërsisë, Donald Dervishi për Newsbomb.al është shprehur se kanë në plan të ndërtojnë shkolla të tjera, e të hapin dritë jeshije për projekte më të mëdha.
“Dëshira jonë e madhe është që pas ketij projekti, të hapet dritë jeshile edhe për projekte të tjera. Synimi është që të perqëndrohemi te ndërtimii i shkollave, që kanë nevoja emergjente për rindërtim nga themelet apo rikonstruksione të pjeshme apo të plota.”-shprehet Donaldi.