Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 10-09-2018 Foto e ditës

Për 73 vjet nuk kishte shkollë, por sot, populli i Sheldisë, në njësinë administrative Guri i Zi që i përket qytetit të Shkodrës, do të ketë shkollën e vet në themelet e të vjetrës.

Dom Niko Sheldija shkruan se ndokush mund të mendojë se shteti ka investuar për ngritjen e kësaj shkolle, “por e vërteta është krejt ndryshe”.

“Për 27 vjet, shteti nuk ekziston për këtë popull bujar, fisnik dhe të lënë pas dore”, shkruan Dom Niko Sheldija, i cili thotë se kthehet gjithmonë me mall në vendlindjen e tij.

“Falenderoj Motrat Salvatoriane që nuk lejuan të shkëputet një histori 240 vjeçare të shkolles në Sheldi ku mësuesi i parë ishte dom Nikoll Kançi që mesoj gjuhë.(sipas shënimeve Sheldi 8 janar 1778)” shkruan katoliku në rrjetet sociale.

Në inaugurimin e shkollës, përveç kontributorëve, kanë qenë present ditën e djeshme edhe banorët e zonës aty, por edhe zonave përreth që do tu shërbejë kjo shkollë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031635999679565
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-133776" }