Një tjetër ndërtesë moderne multifunksionale po i shtohet kryeqytetit dhe nuk bëhet fjalë për një kullë.
“Blloku Cube”, Kubi Blloku apo Kubi i Artë është një ndërtesë shtatë katëshe e dizajnuar nga arkitekti i njohur Stefano Boeri, hartuesi i masterplanit “Tirana 2030”, plani i zhvillimit të Tiranës.
Ndërtesa është siç e thotë edhe emri i saj, në formën e një kubi gjigant me një thyerje të lehtë në pjesën ku do të jetë hyrja. Ndërsa fasada e saj do jetë e veshur me panele trekëndore alumini të cilat do të vendosen në mënyrë të tillë që do reflektojnë dritën nga kënde të ndryshme.