RAMA APO BERISHA, KUSH E FITOI BETEJËN E SHIKUESHMËRISË NË RRJETET SOCIALE
Thuajse të gjitha emisionet kanë nisur sezonin e ri në televizionet e njohura shqiptare.
Këtë të enjte vendin në studio e kishin aktorë të mëdhenj të politikës në vend.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të jetë i ftuari i parë i emisionit “Open” përballë gazetares Eni Vasili.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhej përballë gazetarëve në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Të dyja emisionet u transmetuan LIVE në faqet e Facebook të tyre, por kush e fitoi betejën e shikueshmërisë u duk qartë.
Rreth 4.5 mijë qyetarë ndoqën “live” Berishën në Facebook, ndërsa shikueshmëria te Rama lëvizi nga 1.5 në 2.5 mijë njerëz.