Historiani shqiptar Fahri Xharra thotë se rrënojat e Trojës së Homerit gjenden diku pranë Shkodrës.
Xharra e argumenton këtë bazuar në librin e historianit serb Milutin Jaćimović, ku shkrkruhet se Troja e Lashtë ndodhet në Shkodër, dhe shpjegon me “ngjyrë serbe” duke thënë se banorët e lashtë të atij qyteti ishin serbë.
"Eshtë shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar t`i përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet t`ardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë", shprehet ai ndër të tjera.