Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:17 20-09-2018 Foto e ditës

Një vendbanim i lashtë është zbuluar nga arkeologët gjermanë dhe ata shqiptarë në fshatin Babunjë të Divjakës.

Rrënojat e zbuluara deri tani janë banesa, mure rrethues dhe rrugë që besohet se datojnë rreth shekullit të dytë para Krishtit.

Arkeologët gjermanë kanë disa muaj që punojnë dhe qëllimi i këtij projekti është krijimi i një harte të rrënojave antike në Shqipëri.

“Ajo që po mundohemi të kuptojmë është se kush ka jetuar mes Apollonisë dhe Dyrrahut, kush i ndërtoi këto vendbanime. Babunja në Divjakë është zgjedhur mes shumë të tjerave. Po kryejmë kërkime shkencore këtu. Organizimi urban në këtë kodër është perfekt. Është një rrugë kryesore dhe 15 rrugë më të vogla që janë lidhur me rrugën kryesore në këndin perfekt”, u shpreh Manuel Fidler, arkeolog nga Universiteti i Berlinit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030622005462646
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-134966" }