Hapet shkolla e parë shqipe në Modena të Italisë. Mësohet se shkolla pritet të hapë dyert më datë 7 tetor të këtij viti, ku lënda kryesore do të jetë gjuha shqipe, si dhe lëndët e tjera si histori, gjeografi, art, tradita dhe valle e muzikë.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, bën me dije se shkolla do të hapet nga shoqata “Nënë Tereza” në Modena.
Gjatë mbledhjes së stafit të mësuesve të kësaj shkolle u bë me dije se “mësimi i gjuhës shqipe duhet të parashikojë asimilimin kryesisht në klasë, duke nisur nga mësimi i alfabetit, për të arritur në përmirësimin e aftësive të tyre në dialogimin dhe shprehjen dhe me shkrim në gjuhën shqipe”.
Ndërkaq, klasat do të jenë të ndara sipas grupmoshave të fëmijëve.