Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:21 22-09-2018 Foto e ditës

E kemi raportuar edhe njëherë tjetër rastin e qytetarit Aleksandër Lilo nga Saranda që pas një aksidenti ku për pak humbi jetën vendosi të bënte një investim të bukur për veten dhe dy fëmijet e tij, Fjordin e Kenzin: sheshin poshtë pallatit, e ktheu në një kënd lojrash për fëmijë.

Por ajo që ka ndodhur në 16 shtator është vërtet shumë surprizuese. Përpara fillimit të vitit shkollor, Sandri, ka rinovuar gjithë parkun e lodrave poshtë pallatit, ka ftuar edhe fëmijë të lagjeve të tjera, por, më së shumti, dhe njerëz të artit dhe të kulturës së qytetit të Sarandës.

Dhe është organizuar përveçse një festë fëmijësh, edhe një mbrëmje poetike me konkurrime, recitime, e gjëegjëza nga vetë fëmijët.

Aleksandër Lilo, është një ndër qytetarët e Sarandës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034969091415405
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-135187" }