Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 29-09-2018 Foto e ditës

Flamuri kombëtar, simboli që bën krenar çdo shqiptar. Nuk ka rëndësi se kush dhe ku, qoftë në bufenë e shtëpisë, apo të valëvitur në ballkon, apo në një takim zyrtar, emocioni dhe krenaria që të fal janë të mëdha.

Kështu duhet të jetë dhe për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati teksa ka vendosur flamurin kuqezi në stendën e flamujve gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një postim në profilin e tij në Instastory ministri shfaqet duke vendosur flamurin e Shqipërisë, mes shumë flamujve të tjerë, të shoqëruar me hashtagun për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Shqipëria qëndron pikërisht në vendin e saj, si kontribuese për paqen dhe sigurinë në botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02392315864563
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-135971" }