Radio Televizioni i Serbisë 2 ka filluar transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe nga data 1 tetor.
Sipas indeksonline ky cikël transmetimesh në gjuhën shqipe ka rifilluar pas shumë vjetësh.
Lajmet transmetohen në “TV Korenti”, ndërsa programi informativ quhet “Lajmet” dhe do të transmetohet në orën 19:00.
Nuk dihet se cili është qëllimi i këtij transmetimi në gjuhën shqipe, pasi ende nuk shpjegohet në mënyrë specifike.