Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:18 11-10-2018 Foto e ditës

Liljana Luani, vlerësohet me çmimin ‘Mësuesja e vitit 2018’. Liljana nuk është personazh i panjohur për publikun. Ajo ushtron profesionin e saj në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, ndërsa pjesën më të madhe të 38 viteve të saj në arsim aa ka kushtuar fëmijëve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes në veri të vendit.

Çmimi ‘mësuesja e vitit’ u shpall nga kolicioni për arsimin në Shqipëri dhe Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.  Liljana Luani, mësuesja e shkollës 9 vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër, me 38 vite eksperiencë u nderua me çmimin më të lartë e kjo për faktin se shumë vite të punës së saj ia ka kushtuar fëmijëve të ngujuar.

“Unë mendoj se kur gërshetohet profesionalizmi i mësueses me dashurinë e nënës bëhen punë të mëdha. Këtë dyja jam përjekur gjithmonë që ti bëj bashkë që të punoj dhe besoj se ja kam dalë’, u shpreh mësuesja teksa mori çmimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027143955230713
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-137368" }