Kryetari i Piombino Dese, provincë e Padovas në Itali duket se e ka marrë më seriozisht nga ç’mund ta imagjinoni drejtimin e qytetit.
Një qytetare hodhi qesen me plehra nga makina në rrugë, por me siguri nuk e mendoi se kryetari Cesare Mason do ia kthente përsëri në shtëpi.
Ky i fundit falë ndihmës së kamerave në rrugë dhe disa të rinjve gjeti shtëpinë e saj dhe ia riktheu përsëri.
“Një grua e mirë bjonde, humbi një qese të verdhë, unë e gjeta dhe i them të mos shqetësohet se në sajë të sistemit të kontrollit të territorit, para mesditës ne do ta kthejmë atë në shtëpi “, shkroi ai. “Mirëmëngjes, zonjë unë jam kryetari i Piombino Dese, kam ardhur të të kthej qesen e plehrave se ndoshta mbrëmë e ke harruar përgjatë rrugës Castellana 245", tha kryetari teksa dorëzoi qesen.
Nuk është hera e parë që Mason bën gjeste të tilla, të cilat marrin vëmendje në Itali.