“Bolero në vilën e pleqve” është një nga romanet më të njohura të shkrimtarit Fatos Kongoli, i cili po kthehet në film.
Ky film mesa duket ka bërë bashkë shumë aktorë të njohur, por që me kuriozitet pritet interpretimi i përbashkët mes Robert Ndrenikës dhe Margarita Xhepës.
Në qendër të filmit, nisur dhe nga romani i Kongolit janë një çift pleqsh, të cilët janë të detyruar të jetojnë të vetëm deri në fund të jetës të tyre, edhe pse kanë tre fëmijë.
Djali i shtëpisë i paguan çiftit një shërbëtore që të kujdeset për ta. Në pamje të parë, ajo duket shumë e sjellshme dhe e urtë, por të kaluarën e saj nuk e di askush.
Kurioziteti dhe impakti jo i mirë bën që vajza e dy të moshuarëe të fillojë kërkimet në lidhje me shërbëtoren dhe fillon dalëngadalë të zbulojë të shkuarën e saj të errët.