Violinisti i njohur Tedi Papavrami është rikthyer përballë publikut shqiptar pas 4 vitesh.
Së bashku me pianistin Francois Frederic Guy interpretuan mbrëmjen e së shtunës sonata për violinë dhe piano të Ludvig van Beethoven. Sonatën e parë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.
Publiku shqiptar i mirëpriti interpretimet virtuoze të artistëve në katedralen Ortodokse.
Të dy artistët kanë performuar në shumë skena botërore dhe ja kanë dalë që mos të zhgënjejnë publikun asnjëhërë.