Mimoza Ahmeti është një ndër shkrimtaret që rikthehet fuqishëm këtë panair.
Libri i saj është promovuar në ambjentet e një universiteti në Tiranë, me titull “Tutori”.
Mimoza është një personazh që premton surpriza gjithmonë dhe as këtë herë nuk zhgënjeu. Ajo çka ra në sy, në këtë roman është parathënia që është shkruar nga ish-bashkëshorti i saj, Aurel Plasari. Mesa duket ky libër ka larguar mëritë e viteve të shkuara dhe i ka bashkuar ata.
Ky roman është një rrëfim i fortë mbi individin dhe dëshirën e përhershme për ta gjetur zgjedhjen te dashuria.
Vetë Ahmeti është shprehur shumë entuziaste.