Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 20-11-2018 Foto e ditës

Dua Lipa dhe Ermal Meta janë mes dhjetra personazheve të famshëm shqiptarë që do të marrin pjesë në një koncert madhështor në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Koncerti “Të bashkuar në muzikë dhe kujtimin për Skënderbeun” do të mbahet në Teatro Argentina në Romë, në 19 nëntor. 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut do të përkujtohet edhe nga Selia e Shenjtë në Vatikan.

I quajtur princ i Epirit dhe Shqipërisë, Skënderbeu vlerësohet një nga strategët luftarakë më të shquar të të gjitha kohërave, që udhëhoqi një ushtri të vogël në numër në beteja të njëpasnjëshme duke triumfuar ndaj pushtuesit osman, e duke i mbyllur ayre rrugën drejt Europës.

Pjesëmarrës të tjerë do të jenë, violinisti Olen Cesari, Soprano Inva Mula, balerini Kledi Kadiu, kompozitori Genc Tukiçi, tenor Ramë Lahaj, këngëtarja Elhaida Dani, ish futbollisti Lorik Cana dhe balerini Eno Peci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
MESAZHI I PAPA FRANÇESKUT PËR SHQIPTARËT »
Article Logic
Execution time: 0.011530876159668
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-142141" }