Zv Kryetari i Komitetit Shkencor te Pasurive nenujore te Unesco-s, (STAB) dhe drejtori i Pergjithshem i Agjensise Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare përveç përfshirjes në politikë dhe në fushën ushtarake, është dalluar si një nga basketbollistët më cilësorë të Partizanit të famshëm të viteve 80 dhe njëkohësisht lojtar i ekipit kombëtar.
Por mesa duket tradita vazhdon dhe Auron Tare këtë pasion e ka trashëguar tek e bija e tij, Livia.
Ajo është vetëm 12 vjeçe dhe është përzgjedhur në ekipin rajonal të Bostonit si lojtarja më e re.
Në këtë rast, mund të thuhet me plot gojë “Bëm baba të të ngjaj”.