Ditën e djeshme dhjetëra minatorë u vendosën përpara Kryeministrisë prej më shumë se 18 orësh dhe kërkuan që të miratohet statusi i tyre.
Protesta nisi prej mëngjesit të djeshëm me prezencën e më shumë se 300 minatorëve, ndërsa kanë këmbëngulur se do të vazhdojnë revoltën e tyre derisa të marrin përgjigje nga Edi Rama.
Pasdite gjendja e protestuesve u rëndua dhe 4 prej tyre janë dërguar në spital, por grupi tjetër pavarësisht dhe motit të keq nuk janë larguar dhe qendruan përpara godinës së Këshillit të Ministrave.