Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 04-12-2018 Foto e ditës

Ky imazh është cilësuar si foto e ditës në mediat ndërkombëtare. Qeni, i shërbimit me emrin Sully, i rracës Labrador, i cili i bënte shoqëri ish Presidentit George H.W. Bush do të udhëtojë me arkivolin e Bushit në fluturimin e tij në Uashington DC, ku do të mbahen homazhet.

Jim McGrath, zëdhënësi i Bush, publikoi këtë foto të Sully pranë arkivolit të Bushit të dielën. Që prej ndarjes nga jeta të ish presidentit qeni nuk ka lëvizur për asnjë moment nga arkivoli.

Mësohet se Sully tani do të kthehet në shërbim për të ndihmuar veteranët e tjerë dhe do të shkojë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, shkruan ish presidenti George W. Bush në një postim Instagram.

"Sa më shumë që familja jonë do ta humbasë këtë qen, ne jemi të ngushëlluar të dimë se ai do të sjellë të njëjtën gëzim në shtëpinë e tij të re, Walter Reed, ," shkroi Bush.

Ish presidenti George H.W. Bush u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare më 30 nëntor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011209011077881
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-143846" }