Këtë pamje kishte dje Tirana. Me mijëra studentë rrethuan ministrinë e Arsimit në shenjë proteste për të hequr tarifën për provimet e mbartura.
Pas orëve të tëra të qendrimit, qeveria u tërhoq. Lindita Nikolla në konferencë për shtyp shfuqizoi pikën 4 të VKM-së për tarifën ndaj provimeve të mbartura.
Studentëve iu plotësua njëra nga kërkesat, por nuk u tërhoqën pa kërkuar përgjigje për të tjerat.
Lindita Nikolla del sërish në konferencë të dytë, deklaroi se do ngrihen grupe pune për rishikimin e tre pikave të tjera të kërkesave të studentëve.
Rreth orës 16:00 studentët përfunduan protestën e nisur që prej orën 08:00 të mëngjesit. Po ashtu protesta pati edhe në universitetet e rretheve.