Ina Nuka është efektivja e Shqiponjave e cila humbi 3 gishta të dorës së djathtë nga një kapsollë që u hodh nga protestuesit e Astirit gjatë protestës së Parlamentit pak javë më parë.
Nuka u dërgua më urgjencë në spitalin e Traumës ku mori ndihmën e parë, ndërsa u vizitua nga kryeministri Edi Ram i cili i premtoi dërgimin e menjëhershëm në Ankara për të rifituar përsëri gishtat.
Një lajm i mirë vjen tashmë nga Turqia pasi Ina ka kaluar me sukses dhe operacionin e fundit 'të tretin të vërtetin', i cili është zhvilluar ditën e sotme dhe ka zgjatur rreth 7 orë.
Genti Mullai, shefi i komunikimit me median në Policinë e Shtetit ka publikuar foton e Ina Nukës, pas operacionit të sotëm, ndërsa ka dhënë dhe lajmin e mirë se ajo ia ka dalë ta fitojë këtë betejë, dhe së shpejti siç ka shkruar ai do të jetë përsëri pjesë e familjes së madhe të Uniformave Blu.