Studentët kanë vendosur të pushojnë protestën e tyre për ta rinisur atë në datë 7 janar.
Sipas Këshillit Studentor, në mirëkuptim të të gjithë studentëve që kthehen pranë familjeve të tyre për festat efundvitit u vendos në unanimitet studentor që protesta të pezullohet përkohësisht.
Në vijim të deklaratës theksohet se "duke parë që angazhimi qeveritar dhe sidomos i Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave që studentët kanë vendosur, ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07.01.2019 dhe nuk do të mbyllet me kaq insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona".
Mbrëmjen e djeshme, studentët ndezën para kryeministrisë 8 fenerë për 8 kërkesat e parashtruara ndaj qeverisë për arsimin e lartë.