Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:11 26-12-2018 Foto e ditës

Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit ka publikuar ditën e sotme një telegram i cili i përket vitit 1966 dhe përmban urimin e fundit të Krishtlindjes në Shqipërinë komuniste, përpara se ajo të shpallej vend ateist. Si një dëshmi e dhimbshme për shpirtin e një kombi të tërë, ky telegram dëshmon veç të tjerash, edhe harmoninë mes besimeve në Shqipëri, në një kohë kur prej vitesh me direktiva nga  Moska, regjimi nxitej të mbështeste klerin ortodoks e të luftonte pa kompromis klerin katolik.


Dokumenti mban datën 23 dhjetor 1966 dhe i përket kohës para se Shqipëria të shpallej vend ateist e regjimi komunist të ndalonte me forcë çdo kremtim e aktivitet fetar si dhe të urdhëronte mbylljen e të gjithë institucioneve fetare. Kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Damian, i drejtohet Emzot Ernest Çobës në Shkodër, me këtë telegram urimi, ku veç të tjerash lutet për begatinë e atdheut.

TELEGRAMI

Eminencës Ernest Çoba

Kryetar i kishës katolike

Shkodër

121 Shkodër Tiranë 01175 74. 23 1330 =

NR 8/66 PROT =

Në emër të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe tonin personal falenderojmë dhe dërgojmë urime të njëllojta për ju dhe klerin e besnikët vëllezër katolikë të Shqipërisë me rastin e  Krishtlindjes e Vitit të Ri duke bashkur me këtë rast lutjet tona për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë.

Kryetari i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kryepiskopi Damjan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.012507915496826
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-146532" }