Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 03-01-2019 Foto e ditës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një shqiptar ka parandaluar një sulm terrorist.

Gjithçka ndodhi pas ndërrimit të viteve, në një diskotekë në Avallon të Francës ku shumë njerëz ishin mbledhur për të festuar ardhjen e 2019-ës.

Një person i armatosur ka mbërritur pas orës 04:00 në diskotekë, ku ka hyrë në ambientet e brendshme.

Por, një shqiptar një Kosova, konkretisht nga Vushtrria i quajtur Bujar Muli dhe që jeton në Francë, ka mundur të reagojë në kohë, duke e qëlluar me grushte dhe duke e rrëzuar përtokë personin e rrezikshëm.  Shqiptari është ndihmuar nga disa persona të tjerë, që së bashku kanë mundur t’ia marrin armën të riut që kishte ndërmend të kryente sulmin.

“Falënderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por fal Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, ka shkruar Muli sipër videos që e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.013128995895386
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-147325" }