Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli ka publikuar skulpturën e një engjëlli të skulptorit Antonio Maraini, e cila do të vendoset pranë kapeles së Zojës Nunciate në Pallatin e Brigadave.
"Pas një trajtimi pastrues e konservativ të gurit me të cilën është gdhendur, kjo skulpturë e çmuar do mund të kundrohet nga artdashësit dhe qytetarët që e shijojnë të bukurën në natyrë, duke iu kthyer si faltores së Pallatit, ashtu edhe kompleksit të çmuar skulpturor që ky artist i rëndësishem italian i shek XX na ka lënë trashëgim", shkruan Shkreli.