Amar Lenjani është 6-vjeçari nga Karaçeva e Kosovës, i cili dallohet nga moshatarët e tij për shkak të inteligjencës superior që ka dhe kapaciteteve të jashtëzakonshme.
Amari di të flasë 7 gjuhë të huaja, gjithashtu ka rrëfyer në emisionin ‘Ftesë në 5’ se njeh flamurët e gjithë botës.
‘Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht,serbisht’, tregoi vogëlushi.
Ai ka informacion edhe mbi politikën, ku njeh mjaft mirë politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës. Inteligjenca e gjashtë vjeçarit është 131 IQ. Ligjërisht gëzon moshën 6-vjeçare, por sipas raportit mjekësor ai duhet të jetë 8-10 vjeç.
në shkollë dallohet nga nxënësit e tjerë dhe se për të do ishte më mirë të shkonte në klasën e 3-të dhe jo të parë.