Për shkak të reshjeve intensive të borës shumë zona të vendit janë të bllokuara.
Më problematike situata paraqitet në zonat e Pukës, Kukësit, Malësisë së Madhe, Dibrës, Gjirokastrës dhe Korçës.
Ndërkohë një vajzë e vogël e cila ka pasur ndërlikime shëndetësore është sjellë me helikopter në Tiranë. E vogla po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë një rast i ngjashëm u regjistrua edhe dy ditë më parë. Një 25-vjeçare solli në jetë në shtëpi fëmijën e saj të dytë.
25-vjeçarja ka lindur pa probleme dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit.
Tashmë ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.