Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:13 15-01-2019 Foto e ditës

Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës me mesatare 9.17 por Klajdi Qoshi është i papunë dhe ka shumë dëshirë të punojë në profesionin e tij si inxhinier matematike dhe informatike.

Ish ministri i Financave Arben Malaj bën publike listën e notave të Klajdit, një student, por nuk gjen dot punë.

Malaj bën apel për ndihmë dhe falenderon këdo paraprakisht, që do të tregohet i gatshëm për t’i hapur një derë të riut.

“Sot Klajdi më ka kërkuar ndihmë për punësim. Ai është një student i shkëlqyer. Unë do t’i lutesha çdo kolegu në rrjetet tona sociale të bashkohemi. Rezultat janë impresionuese. Çdo agjenci publike apo kompani private duhet të ishte një derë e hapur për Klajdin dhe kolegët si Klajdi. Shumë faleminderit Klajdi që më krijuat mundësinë të jem pjesë e sfidave tuaja në këtë fazë të jetës suaj. Mirënjohje pa fund-për këdo kolegë që mund ta lehtësojë këtë sfidë punësimi të Klajdit,”, shkruan ish ministri i Financave.

Kujtojmë se Rama disa ditë më parë tha se do liheshin të lira vendet e administratës për studentët ekselentë. Të shohim nëse do u bjerë në sy, njerëzve pranë tij, rasti i Klajdit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.013251066207886
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-148821" }