FOTO E DITËS

Publikuar tek: foto-e-dites, më 11:05 25-01-2019 FOTO E DITËS

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet stukturave të Shërbimit Social Shtetëror ka marrë masat e menjëhershme për 4 fëmijët jetimë të familjes Sefe në fshatin Sovjan të Korçës.

Para tre vitesh, Xhorxhino, Marjo, Mateo dhe Xhulio humbën nënën e tyre ndërkohë një javë më parë humbën dhe babain. Historia e tyre preku dje mbarë rrjetin.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Shërbimi Social Shtetëror Korçë, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Fondacionin “Kenedy” vizituan fëmijët në shtëpinë e tyre dhe u ofruan paketë me veshje dhe ushqime dhe përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e Statusit të Jetimit.

Deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata lidhur me kujdestarinë e tyre, fëmijët do të qëndrojnë pranë motrës së madhe e cila është e martuar.

Sot, më i vogli i familjes kishte ditëlindjen dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Korçë realizoi një festë suprizë për të në bashkëpunim më nxënësit e tjerë të klasës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.012969017028809
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-150251" }