Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 27-01-2019 Foto e ditës

Kosova tashmë zyrtarisht mban rekordin botëror për lulen origami më të madhe në botë, të punuar nga Arbnora Fejza-Idrizi.

Fejza-Idrizi nga Skenderaj, me këtë lule me diametër prej 8.7 metrash, mposhti Francën, që mbante këtë rekord me lulen origami me diametër prej pesë metrash.

Para ditë ditësh Fejza-Idrizi mori certifikatën zyrtare të Librit të Rekordeve “Guinness”, të cilën e prezantoi dje para qytetarëve të Skënderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se tani e tutje Skënderaj do të njihet jo vetëm për trimëri por edhe për talent.

Ndërkaq Arbnora Fejza Idrizi, autorja e punimit, u shpreh e emocinuar, duke thënë se është krenare që arriti ta përfaqësojë Skenderajn dhe Kosovën.

Ajo shpjegoi se punimet e luleve Origami janë të njohura vetëm në Japoni dhe Kinë por ajo ka arritur që të përmbushë synimet e saj dhe të realizojë lulen.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.013736009597778
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-150485" }