Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:12 10-02-2019 Foto e ditës

24 vjeçari nga fshati Turuçicë e komunës së Podujevës, Xhaferr Rama është nga të paktët shqiptarë në histori që punon për agjensinë hapësinore të NASA-s (National Aeronautics and Space Administration). 

NASA, së fundmi ka punësuar si inxhinier edhe shqiptarin e Kosovës, Xhafer Ramën. Rrugëtimin e tij prej që kur ka shkuar në Amerikë e deri te punësimi në agjensinë më të madhe hapësinore në botë, 24 vjeçari e përshkruan vetëm me një fjali: ‘Pas një suksesi të tillë qëndron një punë kolosale’.

Xhaferri ka hyrë gjithashtu në histori të Universitetit “Bera Collage”, në Kentucky të SHBA-së. Ai është i pari që ka arritur të përfundojë tre drejtime në të njëjtën kohë brenda katër viteve në këtë universitet. Ndërsa, aktualisht karrierën po e vazhdon duke punuar part time për disa kompani në SHBA.

Amerika është vendi që i ka hapur rrugët e suksesit gjeniut 24 vjeçar nga Podujeva. Gjithsesi Xhaferr Rama shprehet se ai nuk e harron kurrë vendlindjen e tij dhe që një ditë do të kthehet që të kontribuojë edhe për Kosovën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS
»
Article Logic
Execution time: 0.012987852096558
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-152230" }