Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:07 13-02-2019 Foto e ditës

Fillimisht kompania e fluturimeve 'Air Albania' u cilësua si një sukses i madh i qeverisë që do të ulte çmimet dhe cilësinë për shqiptarët, por vetëm para pak kohësh u raportua se është zhdukur pa lënë gjurmë.

Në mediat ndërkombëtare u raportua se edhe avionin e vetëm të kësaj kompanie, të pagëzuar 'Lasgushi' e ka marrë sërish Turqia.

Dje 'Air Albania' është ulur në Tiranë, siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga Newsbomb.al.

Nuk dihet nëse 'Lasgushi' është rikthyer në Shqipëri si pasojë e presionit publik, apo ishte duke u pajisur me dokumentacionin përkatës, siç deklaroi edhe kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011910915374756
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-152568" }