Pas vdekjes së ikonës së modës Karl Lagerfeld, pasurinë e tij duket se do e trashëgojë macja.
Stilisti me famë botërore, në një intervistë të mëparshme në emisionin ‘Le Divan’ ka deklaruar se macja e tij e që quajtur Choupette, do të trashëgojë të gjithë pasurinë e tij prej 200 milion dollarësh, shkruan Metro, transmeton Newsbomb.al.
"Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të marr me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur", është shprehur ai pak kohë më parë
Lagerfeld e ka njohur macen si trashëgimtaren e vetme të legjitimuar. Ikona e Chanel ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 85-vjeçare.