Jeta kulturore në qytetin muze të mbrojtur nga UNESCO duke se është ringjallur këtë fundjavë.
Gjatë ditës së djeshme, qyteti i Beratit ka organizuar karnavalet e njohura. Protagonistë ishin fëmijët e kopshteve dhe shkollave të qytetit.
Nën maskat e personazheve më të dashura ata dhuruan një shfaqje spektakolare që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit.
Ngjyrat dhe kostumet i dhanë larmishmëri jo vetëm fundjavës, por dhe stinës së dimrit.