Degjeneroi në dhunë protesta e djeshme e opozitës së bashkuar para godinës së Parlamentit. Protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën vazhdimisht me gaz lotsjellës.
Kjo situatë irritoi protestuesit dhe përfaqësuesit e opzoitës, ndërsa probleme shëndetësore për shkak të gazit pësuan edhe qytetarët e thjeshtë të cilët nuk kishin lidhje me atë që po ndodhte para Parlamentit.