Foto e ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:15 03-03-2019 Foto e ditës

Vetëm katër ditë nga ndarja nga jeta e Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agollit, vajza e tyre Elona Agolli i ka dedikuar një status shumë prekës  dhe plot emocion nënës së saj.

Statusi i plotë:

Me daten 19 shkurt , e bukura nena ime thirri vdekjen . U rrezua e vendosur per te bere paktin me te, qe shpirti i saj te puqej menjehere me ate te atit tim . Ajo, mizorja vdekje donte te mendohej per pak kohe dhe e mbajti ne pragun e saj pergjate 7 diteve , duke dashur te permbushte deshiren e te bukures nenes sime. Me dt 26 ne mesdite , e lehte dhe e bukur si pulebardhe , nena ime u end lart , ne kerkim e perbashkim me atin tim . Ata tanime jane bashke , pasi shpirtrat e tyre , njeri ne ameshim e tjetra ne jete , pergjate dy viteve , percillnin kumte mes tyre , dite nate e nate dite . E bukura nena ime flinte pak , perpelitej e sfilitej ne medyshje, jetonte e nuk jetonte , bëzante e nuk bëzante. Ajo lotonte por nuk qante , ajo buzeqeshte por nuk qeshte. Pas ikjes se shpirtit me te bukur per te cilin ajo ishte marrosur ne te gjitha moshet e saj , edhe vete shpirti i saj ndjehej tere kohes ne vrap , ne ndjekje , ne pergjim te shpirtit te humbur . Jeta e saj u be makth , jerm , magji , fluturim . Tanime vrapi pushoi , ndjekja u sos.

Ajo eshte e qete , e bekuara nena ime tanime po çmallet . Shpirtrat po çmallen 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS
»
Article Logic
Execution time: 0.012872934341431
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-154932" }