Bashkia e Vlorës me rastin e festës së 7 marsit ka vlerësuar me titullin e lartë ‘Mirënjohja e Qytetit’ 85 mësues, mes tyre edhe mësues pas vdekjes.
Aktiviteti u zhvillua në zonën e Lungomares, ku pjesëmarrës ishte edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Kryebashkiaku ka ka vlerësuar kontributin e mësuesve ndër vite dhe është shprehur se ky është një vlerësim që kushton pak, por për ta do të mbetet si kujtim për përkushtimin e tyre të palodhur në misionin e edukimit të brezave.